Të drejtat tuaja për fluturimet e vonuara dhe të anuluara sipas Rregullores së BE-së

Rregullorja 261/2004 është korniza kryesore Evropiane që përcakton rregullat e përbashkëta për kompensimin dhe mbrojtjen e të drejtave të udhëtarëve kur atyre ju anulohen, vonohen apo mbi-rezervohen fluturimet. Ajo përcakton të drejtat për dëmshpërblimin e pasagjerëve ajrorë për humbjen e kohës dhe shqetësimin e shkaktuar nga vonesat e gjata të fluturimeve.


Rregullorja zbatohet për pasagjerët që udhëtojnë me:


Një operator të Bashkimit Evropian (BE) ose
Cilido operator që niset nga BE

Domethënë, fluturimet me një kompani ajrore të regjistruar në BE ose fluturimet që nisen nga rajoni i BE-së mbulohen nga Rregullorja.
Rregullorja përcakton se pasagjerët mund të kenë të drejtë të përfitojnë dëmshpërblim nëse:

Ata përjetojnë një vonesë fluturimi më gjatë se 3 orë
Fluturimi anulohet më pak se 14 ditë nga nisja e paraparë
Atyre nuk ju lejohet të hyni në aeroplan për shkak të mbirezervimit
Ata e humbasin fluturimin lidhës


Dëmshpërblim me para në dorë deri €600

Rregullorja e BE-së 261/2004 nënvizon se dëmshpërblimi për fluturimet e anuluara ose të vonuara duhet të paguhet me para në dorë, transfertë bankare elektronike, urdhërpagesë bankare ose çek. Kopanitë ajrore mund të ofrojnë kupona (vouchers) si dëmshpërblim, por ky duhet të jetë një dëmshpërblim monetar, përveç rastit kur udhddtari pranon ndryshe.


Shuma e dëmshpërblimit që mund të kërkohet varion ddshtdd midis 250 € dhe 600 €, dhe kjo shumë bazohet në kohëzgjatjen e vonesës dhe distancën e fluturimit. Shuma e dëmshpërblimit nuk lidhet me çmimin e biletës.


Tabela e mëposhtme tregon shumat e dëmshpërblimit që keni të drejtë të kërkoni, sipas distancës së fluturimit dhe kohëzgjatjes së vonesës.


DISTANCA E FLUTURIMIT VONESA SHUMA
Deri 1,500km 3 orë ose më shumë €250
1,500km-3,500km 3 orë ose më shumë €400
Mbi 3,500km 3-4 orë €300
Mbi 3,500km Më shumë se 4 orë €600

Nëse fluturimi juaj kualifikohet për dëmshpërblim dhe është midis Evropës dhe Amerikës së Veriut, ju me shumë gjasa keni të drejtë të përfitoni 600 € për biletë. Për shembull, nëse jeni duke udhëtuar me katër anëtarë të familjes suaj, ju takojnë 2400 € në total. Mbani mend se ky është LIGJI. Ju nuk duhet të jeni domosdoshmërisht shtetas i BE-së për të kërkuar dhe përfituar këtë dëmshpërblim. Nuk ka barriera bazuar në vendin ku jetoni. Ne kemi shumë klientë që janë banorë të SHBA-së dhe Kanadasë të cilët janë paguar nga kompanitë ajrore.


Kompanitë ajrore e njohin padyshim ligjin dhe detyrimet që kanë sipas Rregullores së BE-së. Megjithatë, nëse ju nuk bëni kërkesë, ato pothuajse kurrë nuk ofrohjnë të paguajnë. Mos i lini paratë tuaja tdd humbasin, por kërkoni atë që ju takon. Kjo pagesë është dëmshpërblim për shqetësimin tuaj. Paratë nuk e zëvendësojnë dot kohën e humbur, por sigurisht që ndihmojnë.


Rrethanat e jashtëzakonshme nuk janë gjithmonë një arsyetim

Kompania ajrore nuk është e detyruar të ofrojë dëmshpërblim në rastet kur vonesa ose anulimi shkaktohet nga rrethana të jashtëzakonshme. Rrethana të jashtëzakonshme janë ato që nuk mund të ishin parashikuar, si p.sh. kushtet ekstreme të motit, sulmet terroriste, grevat e industrisë dhe sabotimet. Megjithatë, dëshirojmë t'ju kujtojmë se ju mund të keni të drejtë për dëmshpërblim edhe në rastin e një rrethane të jashtëzakonshme. Mos harroni, rregulli përcakton se sapo rrethana e jashtëzakonshme të përfundojë, kompania ajrore duhet ta kryejë fluturimin.


Ju mund të keni nevojë për njohuri më të detajuara për raste më të ndërlikuara, siç është humbja e fluturimit lidhës ose fluturimet e kryera nga disa kompani ajrore. Ju lutemi, kontaktoni me ekipin tonë të ekspertëve me shumë përvojë në ligjin e udhëtimit për t'u konsultuar falas përmes e-mailit ose bisedës në internet