A e dini se edhe informacionet mbi fluturimet e kaluara mund të jetë vështira për tu gjetur? Nëse keni humbur fluturimet tuaja dhe tani dëshironi të kërkoni kompensim ose po përballeni me një vonesë të konsiderueshme që ka shkatërruar të gjithë itinerarin tuaj, por dëshironi që linjat ajrore të kompensojnë për vështirësitë tuaja, ju nevojiten informacione mbi fluturimet e kaluara.
Informacionet mbi fluturimet e kaluara verifikojnë detajet e udhëtimit tuaj dhe ndihmojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, gjurmimin e miljeve fluturuese dhe mbajtjen e të dhënave të sakta të udhëtimit për qëllime personale ose biznesi. Por pyetja është, si mund ti gjeni informacionet mbi fluturimet e kaluara?
Sot, ka mënyra të shumta për të kontrolluar dhe verifikuar detajet e fluturimeve tuaja mbi udhëtimet tuaja të kaluara. Mund të kontaktoni agjencinë tuaj të udhëtimit ose shërbimet e linjës ajrore. Mund të kontrolloni të dhënat tuaja të email-it. Gjithashtu mund të përdorni faqet e internetit dhe aplikacionet e gjurmimit të fluturimeve. Këto janë vetëm disa mënyra. Në këtë blog do të diskutojmë të gjitha këto mënyra për të gjetur informacione mbi fluturimet e kaluara me detaje. Lexoni më tej për të mësuar më shumë.
Informacionet mbi fluturimet e kaluara janë të rëndësishme jo vetëm për të paraqitur kompensimin, por edhe për detyra të shumta administrative.
Verifikimi
Ndihmon në konfirmimin e datave dhe detajeve të udhëtimit dhe siguron që ju të ruani të dhëna të sakta personale dhe profesionale.
Rimbursimi dhe kompensimi
Informacioni në lidhje me fluturimet e kaluara është i rëndësishëm për të kërkuar shpenzimet e udhëtimit, për të mbledhur kompensimet e vonesave të fluturimit dhe rimbursimin për anulimet e fluturimit.
Programet e fluturimeve të shpeshta
Nëse dëshironi të përfitoni nga zbritjet ose kushtet e favorshme të pagesës si një pasagjer që fluturon shpesh, ju duhet të ruani të gjitha informacionet mbi fluturimet e kaluara. Kjo do t'ju ndihmojë të gjurmoni miljet tuaja të grumbulluara dhe ju siguron që të merrni dhe të përdorni përfitime nga programet e besnikërisë.
Ligjet dhe sigurimi
Informacioni mbi fluturimet e kaluara është e rëndësishme për kërkesat e siguracionit, për të luftuar mosmarrëveshjet ligjore me linjat ajrore ose për qëllime imigracioni.
Planifikimi i udhëtimit
Ju ndihmon të planifikoni udhëtimet tuaja të ardhshme duke shqyrtuar itineraret e kaluara, duke identifikuar linjat ajrore ose shërbimet e preferuara të linjës ajrore që ju shkaktuan probleme dhe që shfrytëzuan përvojat e udhëtimit.
Gjetja e informacioneve mbi fluturimet e kaluara është thelbësore nëse doni të paraqisni një kërkesë për kompensim për vonesën e fluturimit tek linjat ajrore. Shërben si provë udhëtimi dhe vërteton nëse fluturimi juaj është vonuar ose nëse keni humbur fluturimin tuaj lidhës. Detajet në të dhënat e fluturimit do të ndihmojnë linjat ajrore ose agjentin tuaj të udhëtimit të konfirmojnë kohëzgjatjen dhe arsyet kryesore pas vonesës dhe të sigurojnë që kërkesa juaj përmbush të gjitha kriteret e kërkuara të pranueshmërisë për rimbursim.
Informacioni i saktë mbi fluturimet kaluara është gjithashtu thelbësore nëse doni ta ndiqni atë përmes proçedurave ligjore. Në këto proçedura, organet rregullatore do t’ju kërkojnë prova për të mbështetur çështjen tuaj në mënyrë efektive dhe për të përshpejtuar proçesin e kërkesës.
Verifikimi i Vonesës
Detajet e orareve të fluturimeve, siç janë orët e nisjes ose të mbërritjes, ndihmojnë në verifikimin e kohëzgjatjes së të gjithë udhëtimit dhe distancës së përshkuar. Kompensimi për vonesën e fluturimit mbështetet shumë në kohën dhe distancën e përshkuar, pasi përcakton shumën që do të merrni si rimbursim. Këto të dhëna sigurojnë që ju keni udhëtuar të paktën distancën minimale siç udhëzohet nga rregullat EC261 dhe është hartuar sipas kritereve të përshtatshmërisë.
Përfitimi i Kompensimit
Tek rregullorja e kompensimit përmenden kushte specifike, siç është kohëzgjatja e vonesës dhe kushtet e jashtëzakonshme, që përjashtojnë një pasagjer nga përfitimi i kompensimit. Informacionet mbi fluturimin e kaluar do të ndihmojë në përcaktimin e pajtueshmërisë me këto kritere.
Dorëzimi i kërkesës
Kur paraqisni një kërkesë për kompensim tek kompanitë ajrore, ju duhet të bashkëngjitni detaje të sakta të fluturimit. Duhet të përfshini informacione për të shmangur humbjen e përfitimeve, që linjat ajrore të refuzojnë të paguajnë ndonjë kompensim.
Përdorimi i informacionit mbi fluturimeve e kaluara është e rëndësishme për shumë arsye. Është i dobishëm kur kërkoni kompensimin për vonesën e fluturimit ose kur aplikoni për rimbursim për anulimin e fluturimit. Ndihmon në verifikimin e të dhënave të udhëtimit, llogaritjen e miljeve të pasagjerit, kërkimin e rimbursimeve, e të tjerë.
Metoda të ndryshme mund t'ju ndihmojnë të keni akses në këtë informacion. Ju mund të kontaktoni drejtpërdrejt linjat ajrore për të marrë të dhënat e detajuara. Gjithashtu, ju mund të kontrolloni konfirmimet me email tek adresa elektronike, të cilat përmbajnë të gjitha detajet e fluturimit. Nëse jeni një pasagjer që udhëtoni shpesh, llogaritë tuaja tek faqet e internetit të linjave ajrore ose kalendarët e shfletuesve të intenetit do të shënojnë gjithashtu detajet dhe do të tregojnë detajet e historikut të udhëtimit.
Përveç kësaj, ju mund të rishikoni edhe pasqyrat financiare e kartave të kreditit që mund të keni përdorur për të rezervuar biletat tuaja. Agjencitë e udhëtimit gjithashtu mund t'ju japin detaje nëse mbajnë të dhëna të duhura në formatet fizike ose dixhitale. Gjithashtu, një tjetër shërbim si Click2Refund, mund t'ju ndihmojë të koordinoheni me palet e ndryshme të interesuara ose t'ju japin mënyrat e nevojshme për të mbledhur informacionin e fluturimeve të kaluara dhe gjithashtu t'ju ndihmojnë në përpunimin e të dhënave për qëllimet tuaja ligjore ose të kompensimit.
Mënyra më e drejtpërdrejtë për të mbledhur informacione mbi fluturimin tuaj është të kontaktoni drejtpërdrejt linjat ajrore. Çdo linjë ajrore ka një sportel të dedikuar për klientin. Ekipi i shërbimit ndaj klientit është gjithmonë i përgatitur mirë për të trajtuar kërkesa të tilla dhe ofron gjithçka që ju duhet të dini rreth udhëtimeve tuaja të mëparshme. Megjithatë, ata mund t'ju kërkojnë të dhëna personale themelore si numri i pasaportës suaj, detaje të pasagjerit që udhëton shpesh, e të tjerë, për të gjetur fluturimin e kaluar që keni kërkuar.
Për shembull, nëse keni udhëtuar për në Dubai nga Frankfurti përmes linjës ajrore Lufthansa, mund të telefononi sportelin e tyre ndaj klientit dhe t'u kërkoni atyre të gjejnë detajet e itinerarit tuaj. Gjithashtu mund t'i dërgoni email sportelit të tyre të informacionit, i cili është emaili zyrtar i përmendur në faqen e internetit të Lufthansa-s. Gjithashtu mund të paraqisni të dhënat tuaja për të diskutuar me agjencitë e rimbursimit dhe të merrni informacionin bazë të fluturimit nga arkivi i tyre.
Kur komunikoni drejtpërdrejti me linjat ajrore, jini shumë të qartë dhe transparentë në lidhje me arsyen pse ju nevojitet informacioni dhe çfarë saktësisht kërkoni në ato detaje. Kjo do të ndihmojë që proçesi të jetë sa më i shpejtë dhe i lehtë.
Platforma të shumta rezervimi i ndihmojnë pasagjerët të rezervojnë udhëtimet e tyre. Booking.com, Thomas Cook, Skyscanner, Clear Trip, etj., janë platformat më të njohura që kohët e fundit janë bërë shumë të njohura. Nëse preferoni të përdorni këto platforma për të rezervuar biletat e fluturimit, këto platforma është vendi juaj për të kërkuar informacione mbi fluturimit tuaj të kaluar. E gjitha ç’farë duhet të bëni është të identifikoheni, të shkoni në seksionin e historikut të udhëtimit tuaj, të shfletoni atë dhe të mblidhni informacionin mbi fluturimin që ju nevojitet. Seksioni për 'Udhëtimet e Mia' ose 'Historiku i Rezervimeve' përmban listën e udhëtimeve tuaja të kaluara në rend kronologjik, duke dhënë një përmbledhje të shpejtë të datave, destinacioneve dhe të dhënave të tjera të rëndësishme.
Gjatë rezervimit, zakonisht një pasegjer duhet të kryejë regjistrimin si mysafir ose të krijojë një llogari personale. Ky arkiv ju lejon të keni akses në detajet e udhëtimit tuaj në çdo kohë, kudo dhe shumë shpejt, duke gjetur të dhënat e fluturimit tuaj të kaluar. Me pak fjalë, ju mund të harroni, por partnerët tuaj të rezervimit mbajnë mend gjithçka.
Kur rezervoni biletat për një fluturim, ju merrni një konfirmim rezervimi në adresën tuaj të email-it, si nga agjencia e rezervimit ose nga shërbimet e linjës ajrore. Ky email zakonisht përfshin datën e udhëtimit tuaj, numrin e fluturimit, numrin personal të rezervimit, detajet e destinacionit, oraret e nisjes dhe të mbërritjes, terminalet në aeroport dhe çdo shërbim tjetër që keni blerë.
Nëse po kërkoni të gjurmoni ndonjë fluturim të caktuar, ajo ç’farë duhet të bëni është të aplikoni filtrat në kutinë e kërkimit si dhe të shkruani datën e udhëtimit tuaj ose emrin e kompanisë ose agjencisë së rezervimit. E-mail-et janë mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë për të gjetur informacionin mbi fluturimit tuaj. Nuk nevojiten grumbull letrash për t'u zhytur ose biseda njëorëshe me ndihmën e linjës ajrore ose pritjen e agjencisë. Mund të gjeni gjithashtu një dosje të dedikuar për njoftimet e fluturimit ose email-et e linjës ajrore për të përmirësuar proçesin.
Një burim tjetër tek lista janë faqet e internetit dhe aplikacionet e gjurmimit si FlightRadar24, të cilat mund të ndihmojnë shume për gjetjen e informacionit e tanishëm dhe të kaluar të fluturimit. Këto faqe interneti janë burime të dedikuara për monitorimin e statusit të fluturimit. Shumë nga këto shërbime të këtyre faqeve interneti i kanë zgjeruar shërbimet e tyre duke ofruar historikun e fluturimit. Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme për verifikimin dhe përputhjen e të dhënave kur kërkoni kompensim për anulimin ose vonesën e fluturimit.
Për shembull, këto faqe interneti për gjurmimin e avionit do t'ju japin historikun e vonesave të fluturimit të një linje ajrore të caktuar, duke i lejuar autoritetet të shqyrtojnë nëse fluturimet e tyre vonohen vazhdimisht, në çfarë ore fluturimi arriti në destinacionin origjinal, me sa orë u vonua fluturimi, nëse kishte ndonjë fluturim të lidhur që mbështetej në një fluturim të caktuar, e kështu me radhë. Të dhënat mund të analizohen përtej trajektores, kohës, etj.
Këto janë shumë të thjeshta për t'u përdorur. Ju vendsoni emrin dhe datën e fluturimit dhe ndiqni udhëzimet. Do të merrni detajet e nisjes dhe mbërritjes së bashku me detaje të tjera të udhëtimit. Të dhënat e zgjeruara japin informacione të detajuara mbi fluturimet e kaluara.
Përveç biletave dhe faqeve të internetit të rezervimit, pasaportat gjithmonë përmbajnë prova të rëndësishme mbi udhëtimin, veçanërisht nëse udhëtoni jashtë shtetit. Pasaportat mbajnë vula, shënime, detaje të imigracionit, etj., që shpesh ofrojnë detaje kryesore mbi destinacionet dhe fluturimet tuaja të kaluara. Kur shoqërohen me viza dhe karta imbarkimi, pasaportat mund t'ju ndihmojnë të bashkoni informacionin që mungon nga udhëtimet tuaja të kaluara.
Për shembull, ju udhëtoni për në Katar nga Aeroporti Ataturk më 10 qershor 2024, me një vulë daljeje nga Aeroporti Ndërkombëtar Sabiha Gokcen, Stamboll (Turqi) më 22 qershor 2024. Kjo tregon një udhëtim në Katar nga Turqia për atë periudhë. Edhe pse nuk është mënyra më efikase, pasaportat mund të jenë një provë e udhëtimit tuaj dhe afateve kohore.
Nëse dëshironi të përdorni informacionet mbi fluturimin e kaluar për qëllime kompensimi ose rimbursimi, mënyra më e mirë është t'ia lini këtë ekspertëve profesionistë të rimbursimit si Click2Refund. Si për vonesa ose anulim të fluturimit, mohim hyrjeje ose humbje fluturimi lidhës, ekipi me aftësi profesionale të rimbursimit do t'ju ndihmojë të merrni të gjitha të dhënat e nevojshme nga burime të vërteta. Jo vetëm kaq, ata do t'ju ndihmojnë gjithashtu në paraqitjen e kompensimit dhe do të shfrytëzojnë të dhënat e disponueshme në mënyrën më të mirë të mundshme për t'ju ndihmuar të merrni shumën maksimale.
Si të gjeni informacione mbi fluturimin e kaluar? Mënyra më e mirë është të krijoni një arkiv për çdo detaj të fluturimit. Ja se si mund ta bëni.
Merrni parasysh të organizoni të gjitha konfirmimet e fluturimeve dhe njoftimet e udhëtimit në një dosje të veçantë dhe të siguroheni që ajo të jetë e lehtë për t'u aksesuar në të gjitha pajisjet.
Shumë aplikacione për dokumente, si Microsoft Office Lens, Evernote, Digital Journal, etj., mund t'ju ndihmojnë të ruani biletat e fluturimit, kartat e imbarkos dhe dokumente të tjera kryesore të udhëtimit në mënyrë dixhitale. Këto aplikacione jo vetëm që ju ndihmojnë të organizoni dokumentet tuaja, por gjithashtu ju lejojnë t'i aksesoni ato përmes çdo pajisjeje, duke siguruar që të keni në dispozicion detajet e udhëtimit.
Merrni parasysh të mbani një ditar të dedikuar udhëtimi ose një bllok planifikimi për të regjistruar çdo transaksion të lidhur me udhëtimin, duke përfshirë detajet mbi biletat dhe kartat e imbarkos. Ju mund ta bëni këtë manualisht në një bllok me kopertinë të fortë, të krijoni një fletëllogaritje me skeda për të gjitha informacionet kryesore dhe dytësore të udhëtimit, ose të shkarkoni ndonjë aplikacion për ditarë dhe të ndani informacionin tuaj në transaksione monetare, njoftime udhëtimi, itinerare dhe detaje të tjera të ndryshme. Më vonë i përdorni për të kujtuar udhëtimet tuaja ose për të nisur veprime të tjera thelbësore, si kërkimin e kompensimit mbi vonesat e fluturimit.
Shpresojmë që ky blog do t'ju ndihmojë të kuptoni se si të gjeni informacione mbi fluturimet e mëparshme. Edhe pse ka shumë mënyra për të gjurmuar informacione mbi një fluturim të kaluar, kontrollimi i email-eve, kontaktimi i platformave të rezervimit ose i kompanive ajrore, apo përdorimi i faqeve të internetit ose API-ve të gjurmimit janë disa nga mënyrat më të lehta për ta bërë këtë. Informacione mbi fluturimet e mëparshme është veçanërisht e rëndësishme nëse kërkoni kompensim për një fluturim të vonuar.
Duke folur për këtë, Click2Refund është zgjidhja më e mirë për të gjitha nevojat tuaja për kompensim të vonesave të fluturimit. Ekipi ynë me ekspertizë të thellë do të shqyrtojë rastin tuaj, do t'ju ndihmojë të mbledhni të gjitha detajet e nevojshme të fluturimit, t'i përpunojë ato, të kërkojë kompensim, të përmbushë kërkesat rregullatore dhe të menaxhojë proçedurat ligjore nëse është e nevojshme. Me pak fjalë, ju ofrohet një mënyrë pa telashe për të marrë informacione mbi fluturimin dhe rimbursimin që meritoni.
Dëshironi të dini më shumë rreth kompensimit për fluturimin tuaj? Provoni kalkulatorin tonë për kompensimin mbi vonesat e fluturimeve vetëm në dy minuta. Pa asnjë detyrim.